
Vdes mjeshtri i valles popullore, Besim Zekthi
Mjeshtri i valles popullore, Besim Zekthi është ndarë sot nga jeta.
Teatri i Operës dhe i Baletit ka njoftuar për vdekjen e Zekthi, i cili ka marrë dhe titullin “Nderi i Kombit”.
“Artisti humbi betejën me një sëmundje të rëndë, në moshën 84-vjeçare, në shtëpinë e tij në Tiranë, rreth një orë më parë. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, i shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe admiruesve që e duartrokitën gjatë gjithë karrierës së tij mjeshtrin e valles shqiptare, të pazëvendësueshmin, Besim Zekthi”, ka njoftuar Teatri i Operës dhe i Baletit
Për vdekjen e artistit ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
“Lamtumirë kërcimtarit legjendar, besim zekthi”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në Facebook”.