Vdes motra e Adem Jasharit, Haradinaj ngushëllon familjen

23 shtator 2024 | 10:17

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është pikëllues lajmi për kalimin në amshim të Hava Jashari – Gashi, motra e komandantit legjendar, Adem Jashari.

“Motra Havë ishte njëra nga shumë heroinat e familjes emblematike të familjes Jashari e cila kishte kaloi një jetë të tërë në shtypje e tortura por gjithmonë e pamposhtur. Ngushëllime të sinqerta Bacës Rifat, mbarë familjes dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër motrën Havë. Pushoftë e qetë në tokën e Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka vazhduar takim me strukturat…