
Vdes Murat Jashari
03 mars 2021
| 19:23
Ka vdekur Murat Jashari, i dënuar për tentativë vrasjeje ndaj Azem Vllasit.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur avokatja, Fehmije Gashi Bytyqi, përmes një shkrimi në Facebook.
Ajo ka treguar se Jashari ka vdekur në QKUK, teksa u ka shprehur ngushëllime familjarëve të tij.
Murat Jashari nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë në fillim të shkurtit të këtij viti e ka shpallur fajtorë Murat Jasharin, për tentim vrasje të Azem Vllasit dhe për armëmbajtje pa leje.
Ndaj Jasharit gjykata kishte shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm psikiastrik me ndalim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë.