Vdes në aksident futbollisti i Bilbaos
04 janar 2021
| 16:07
Një aksident i rëndë i ka marrë jetën në moshën 23-vjeçare, futbollistit të Athletico Bilbaos, Aitor Gandiaga.
Për të përfituar minuta dhe për t’u rritur, drejtuesit e klubit të La Ligës e kishin huazuar sulmuesin te Gernika në Tercera Division. Vetura me të cilën udhëtonte futbollisti u përplas me një autobus, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të sulmuesit.
Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi bask nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. “Dhimbje e madhe për humbjen e djaloshit tonë. Përqafime të mëdha për familjen, miqtë dhe kolegët e tij”, shkruan në Twitter klubi iberik.