Vdes në banesën e saj në Prishtinë, gazetarja ukrainase, Olga Priadko
Ka ndërruar jetë gazetarja ukrainase, Olga Priadko.
Lajmin e ka bërë me dije Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke njoftuar se e ndjera vdiq në banesën e saj në Prishtinë, ku jetonte për më shumë se dy vjet me djalin e saj, Yaroslavin.
Priadko ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare.
“Me dhimbje të thellë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton vdekjen e gazetares ukrainase, Olga Priadko, në moshën 51- vjeçare. Ajo ishte pjesë e programit ‘Gazetarët në Rezidencë – Kosova’. Zonja Priadko ka vdekur në banesën e saj në Prishtinë, ku jetonte për më shumë se 2 vjet me djalin e saj, Yaroslavin. AGK-ja dhe Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) shprehin ngushëllimet e tyre më të thella për familjen dhe miqtë e gazetares Priadko. Përkushtimi i saj në gazetari do të kujtohen dhe nderohen nga të gjithë ata që punuan me të”, ka njoftuar AGK-ja.