![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/06/E302BC94-8D07-4907-A869-4EA4ADE36A0E.jpeg)
Vdes në moshë të re montazheri i Kohavision
21 qershor 2020
| 23:44
Etrit Mehmeti, shef i montazhës në Kohavision, ka vdekur sot si pasojë e një infarkti në zemër.
Ai u lind më 8 gusht të vitit 1982, ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.
Përmes rrjetit social ‘Facebook’ shum kolegë e bashkëpunëtor të tij kanë kujtuar Etritin dhe kanë ngushëlluar familjen Mehmeti.
Etrit Mehmeti ishte bërë pjesë e Grupit KOHA në vitin 2002.