Vdes në moshën 101 vjeçare diplomati kroat Budimir Lonçar
Diplomati i shquar kroat dhe jugosllav Budimir Lonçar ka vdekur në moshën 101-vjeçare, njoftuan sonte mediat kroate. Portali Zadar Antena shkruan se Lonçar u gjet i vdekur në det pasdite në Prek të ishullit Ugljan ku kishte lindur.
Dëshmitarët okularë, sipas portalit, kanë lajmëruar menjëherë ambulancën dhe policinë.
Lajmin për vdekjen e ka konfirmuar në rrjetet sociale historiani kroat Tvrtko Jakovina.
“Budimir Lonçar, diplomat, partizan, burrë shteti botëror, miku im, vdiq sot në Prek, vendi ku lindi më 1 prill 1924”, shkruan Jakovina, e cila është autore e biografisë së Lonçarit “Budimir Lonçar: nga Preku në majën e botës”.
Lonçar ishte një diplomat jugosllav dhe kroat me një karrierë shumë të suksesshme. Publiku i gjerë e kujton si ministrin e fundit të Punëve të Jashtme të RSFJ-së dhe të dërguarin special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Lëvizjen e të Painkuadruarve. Ai ishte këshilltar i dy presidentëve kroatë, Stjepan Mesiq dhe Ivo Josipoviq.