Vdes në moshën 116-vjeçare, më i vjetri i botës
24 gusht 2020
| 11:54
Në moshën 116-vjeçare ka vdekur burri më i vjetër në botë në Afrikën e Jugut.
Dokumentet e identifikimit tregojnë se Fredie Blom nga provinca lindore Cape, ka lindur në muajin maj të vitit 1904, megjithatë, kjo nuk u verifikua ndonjëherë nga Rekordi Botëror i Guinness.
Blom pjesën më të madhe të jetës e kaloi duke punuar. Së pari në një fermë e më pas në industri të ndërtimit, tek kur doli në pension në vitet e tij të 80-ta.
Vdekja e tij u konfirmua nga një familjar i tij. Andre Naidoo tha për AFP-në se gjyshi i tij ishte duke qarë drunj kur papritmas kishte vdekur, ndonëse, kishte shtuar se gjithmonë kishte qenë i fortë e i shëndetshëm.
Nipi i tij tha se vdekja nuk lidhet me COVID-19.