Vdes në moshën 116-vjeçare njeriu më i vjetër në botë

04 janar 2025 | 14:27

Një grua japoneze, e konsideruar si personi më i vjetër në botë nga Guinness World Records, ka vdekur në moshën 116-vjeçare. Tomiko Itooka vdiq në një azil në qytetin e Ashiya, sipas zyrtarëve.

lg.php.gifAjo u bë personi më i vjetër në botë pasi Maria Branyas Morera nga Spanja vdiq në gusht 2024 në moshën 117-vjeçare.

Itooka lindi në maj 1908 – gjashtë vjet para Luftës së Parë Botërore. Ajo u verifikua si personi më i vjetër në botë në shtator 2024 dhe iu dha certifikata zyrtare GWR në Ditën e Respektit për të Moshuarit, e cila është një festë publike japoneze që festohet çdo vit për të nderuar qytetarët e moshuar të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Egla Ceno, një nga figurat më të spikatura të vitit…