Vdes në moshën 60-vjeçare ish trajneri i Leicester Cityt

02 gusht 2024 | 11:19

Ish-trajneri i Leicester Cityt, Craig Shakespeare, ka vdekur në moshën 60-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.

Shakespare, i cili ishte asistent i Claudio Ranierit gjatë triumfit të paharrueshëm të Leicester Cityt në Ligën Premier në vitin 2016, u diagnostikua me kancer vitin e kaluar dhe tha se po merrte trajtim.

Megjithatë, në një deklaratë të lëshuar në emër të familjes së tij nga Shoqata e Menaxherëve të Ligës Premier, konfirmohet se Shakespeare ka vdekur.

“Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Craig Shakespeare, ‘SHAKEY’. Craig ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në shtëpi i rrethuar nga familja e tij”.

“Ndërsa familja është jashtëzakonisht krenare për arritjet e tij në futboll si lojtar dhe trajner, për ne, familjen e tij, ai do të jetë gjithmonë një bashkëshort, baba, bir, vëlla dhe xhaxha i dashur”.

“Humbja është shkatërruese për të gjithë ne dhe ne do të kërkojmë që të jepet privatësia në këtë kohë tepër të vështirë, ndërsa përpiqemi të pajtohemi dhe të mbajmë zi për humbjen e një personi shumë të veçantë”.

“Familja dëshiron të falënderojë dhe të pranojë lutjet dhe urimet e shumta të dërguara gjatë muajve të fundit të vështirë, shumë prej të cilave ne nuk ishim në gjendje t’u përgjigjemi, por të gjitha kishin shumë rëndësi për Craig dhe familjen”, thuhet në njoftim.

Vitin e kaluar, Leicester City njoftoi se Shakespeare po i nënshtrohej trajtimit pasi u diagnostikua me kancer.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia e ka bllokuar qasjen në platformën sociale, Instagram, njoftoi…