
Vdes në moshën 88 vjeçare aktori i famshëm i telenovelave
11 nëntor 2021
| 12:11
Ka ndërruar jetë aktori i telenovelave, Jerry Douglas, i njohur për punën e tij në filmin “The Young and the Restless”.
Sipas familjarëve, ai vdiq të martën pas një sëmundjeje të shkurtër, transmeton Indeksonline.
Douglas ishte aktori i tretë që luajti rolin e John Abbott.
Ai u shfaq në mijëra shfaqje të tjera televizive duke përfshirë: “Cold Case”, “Melrose Place”, “Arrested Development”, “Mission: Impossible”, “The Incredible Hulk” dhe “FBI”. Gjithashtu ishte pjesëmarrës në shfaqje teatrale ku edhe ka kënduar.
Ditëlindjen e 88-të ai e festoi me shokët e tij nga ‘Young & Restless’.
Pas vetes la gruan Kym Douglas, djemtë e tij, Jod dhe Hunter, dhe vajzën e tij, Avra.