Vdes në moshën 99-vjeçare e veja e Pinoçetit
17 dhjetor 2021
| 22:07
Lucia Hiriart, e veja e diktatorit të ndjerë kilian Augusto Pinochet, ka vdekur në moshën 99-vjeçare, tha familja e saj.
Ajo ka vdekur të enjten, tre ditë përpara balotazhit të polarizuar presidencial në Kili, në të cilin njëri nga dy kandidatët mbrojti trashëgiminë e regjimit ushtarak të Pinochetit.
Hiriart ngjalli reagime të forta në mesin e kilianëve për ndikimin e perceptuar që kishte tek Pinochet dhe për pasurinë e grumbulluar nga familja e saj. Pasuria e saj iu nënshtrua disa hetimeve gjyqësore.