Vdes në një aksident ajror ish-shefja e MCC-së që i nënshkroi milionat për Kosovën

07 mars 2023 | 15:14

Ka vdekur në një aksident ajror, ish-shefja e MCC-së Dana Hyde.

Avioni me të cilën ajo dhe familja e saj po udhëtonte në New England është rrëzuar.

55-vjeçarja është dërguar në një spital në Hartford, Conn, pasi avioni Bombardier, i nisur nga Keene, N.H., në Aeroportin Ekzekutiv Leesburg në Virxhinia, ka bërë një ulje emergjente, ka deklaruar Policia e Shtetit të Connecticut. Incidenti është duke u hetuar nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit, shkruan “Washington Post”.

Lidhur me këtë ngjarje tragjike ka reaguar ish-shefi  i diplomacisë së Kosovës, Petrit Selimi.

Ai ka ngushëlluar familjes së Hyde.

“Lajm tragjik. Dana ishte shefe ekzekutive e MCC kur Kosova u kualifikua për herë të parë për mbështetje nga fondi. E kam takuar disa herë dhe ka bashkëpunuar ngushtë me presidenten Atifete Jahjaga dhe ekipin tonë në Qeveri për të siguruar që Kosova t’i përfitojë këto fonde”, ka shkruar Selimi në “Twitter”.

Ajo i pati mundësuar Kosovës qasjen në fondet milionëshe të MCC-së në vitin 2015-të, kur Atifete Jahjaga, e pati nënshkruar marrëveshjen në emër të shtetit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti nga Arabia Saudite, Faisal Al-Harthi është përforcimi më i…