Vdes në plazh të Ulqinit 22 vjeçari nga Tetova

19 qershor 2022 | 18:38

Dita e parë në det e kobshme për të riun nga Maqedonia e Veriut, shkruajnë portalet e Malit të Zi.

Një i ri nga Maqedonia e Veriut është mbytur sot rreth orës 18 në plazhin e Utjehës.
Sipas informacioneve të portalit Primorski, një i ri 22-vjeçar ka mbërritur sot në gjirin mes Tivarit dhe Ulqinit, ku është dashur të punojë.

Në trup nuk kishte gjurmë dhune.

Duhet të përcaktohet shkaku i vdekjes. Prokurori do të urdhërojë autopsinë.
Ndërkaq, sipas burimeve të Tetova News, i riu që humbi jetën në plazhin e Utjehës është nga Tetova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tarifat doganore të Shqipërisë me Kosovën do të hiqen –…