Vdes në QKUK i riu që u lëndua në një aksident trafiku në Rahovec
01 shtator 2024
| 16:57
Pas 10 ditësh trajtim në QKUK, ka humbur jetën njëri nga tre të lënduarit në aksidentin e rëndë në fshatin Celinë në Rahovec.
23-vjeçari Arbër Shala, nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq sot.
Lajmin e ka dhënë faqja Krusha e Madhe.
“Në aksidentin që ndodhi më 22 gusht, pas 10 ditësh në ntenziv. Sot më 1 shtator 2024 pushoj së rrahuri zemra e të riut nga Krushë e Madhe, Arbër Enver Shala. Ngushllime Enverit e familjes Shala. Zoti i’u dhasht forcen me përballu dhembjen. Rreth varrimit do ju njoftojm prape te faqja Krushë e Madhe”, thuhet në njoftim.