Vdes në QKUK këmbësori që u lëndua në Fushë Kosovë
18 prill 2022
| 09:43
Ka vdekur në QKUK një këmbësor i aksidentuar më 9 prill në Fushë Kosovë.
Policia njofton se këmbësori ka vdekur gjatë kohës sa po trajtohej në QKUK.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Fushë Kosovës (NN) 09.04.2022 – 21:27. Lidhur me rastin, me 17.04.2022 nga QKUK është raportuar se këmbësori mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.