Vdes në QKUK një i aksidentuar në Klinë rreth dy muaj më parë

10 dhjetor 2022 | 10:30

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një QKUK një person që është aksidentuar në muajin tetor në Klinë.

Në raportin 24 orësh thuhet se lidhur me rastin, më 09.12.2022 nga QKUK është informuar se viktima mashkull  kosovar ka ndërruar jetë

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Rr. Ymer Berisha, Klinë 18.10.2022 – 09:10. Lidhur me rastin, më 09.12.2022 nga QKUK është informuar se viktima mashkull  kosovar ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani është ende në pritje të raportit nga…