Vdes në Spitalin e Gjilanit edhe një pacient nga koronavirusi
31 korrik 2020
| 16:32
Ka ndërruar jetë edhe një pacient në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, i cili ka qenë i infektuar me COVID-19, raporton Mediafokus.info.
I ndjeri ka ndërruar jetë në ora 15:04 dhe është nga fshati Ajnoc i Kamenicës, i lindur në vitin 1943.
“I ndjeri ka qenë i shtrirë në Repartin e Infektivës më 27 korrik, pasi kishte rezultuar me COVID-19. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes”, ka thënë për Mediafokus.info drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, dr. Ukshin Ismaili.
Ndërkohë, gjatë ditës, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se brenda 24 orëve 15 pacientë kanë ndërruar jetë nga COVID-19.