Vdes në vendin e punës në Slloveni i riu nga Suhareka
Ditën e djeshme një 18 vjeçar nga Suhareka ka ndërruar jetë në vendin e punës në Slloveni.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, i cili njoftoi se është interesuar të kontaktojë me zyrtarët e Ambasadës së Kosovës në Slloveni.
Muharremaj bëri të ditur se kompania përgjegjëse do ta bëjë bartjen e kufomës, pasi tashmë është bërë dokumentacioni gati
Postimi i plotë:
“Sot e kam vizituar familjen e 18 vjeçarit nga Nishori i cili ka ndërruar jetë në vendin e punës në Slloveni.
U kam shprehur ngushëllime dhe jam interesuar të kontaktoj zyrtarët e Ambasadës së Kosovës në Slloveni.
Është bërë kompletimi i dokumentacionit dhe kompania përgjegjëse do ta bëjë bartjen e kufomës.
Kjo ngjarje është e rëndë si për familjen e poashtu edhe për ne. Së bashku duhet të gjejmë forcë ta tejkalojmë edhe këtë dhimbje të madhe.
Bali Muharremaj”.