Vdes në vendin e punës një punëtor i Trepçës
25 shtator 2020
| 13:43
Një punëtor në Minierën e Trepçës ka ndërruar jetë sot rreth orës 10:30 në vendin e tij të punës pasi nuk iu ka mbijetuar plagëve të marra.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar kryeinspektori i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Fatmir Gërguri.
Ai tha se për shkak të lëndimeve të marra në vendin e punës, punëtori i Minierës së Trepçës ka ndërruar jetë në njësinë përpunuese – flotacion, në Leposaviq.
“Për fat të keq, për shkak të lëndimeve të marra në vendin e punës ka ndërruar jetë një punëtore, në pjesën veriore të Trepçës në Leposaviq. Është i komuniteti serb. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:30, në njësinë përpunuese – flotacion”, ka thënë Gërguri.