Vdes nëna e Aziz Kelmendit
Sot, në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare, Salë Kelmendi, nëna e dëshmorit të kombit, Aziz Kelmendi nga Arbana e Prizrenit i vrarë në kazermen e Paqarinit të Serbisë, gjatë shërbimit ushtarak me 3 shtator 1987.
Varrimi i të ndjerës bëhet të dielen, me 3 korrik 2022, në varrezat e lagjës “Arbana” në Prizren, në ora 17:00
E pamja zgjatë tre ditë, nga 04-06 korrik 2022, në shtëpinë e familjes Kelmendi në Arbanë.
Kështu thuhet në njoftimin për vdekjen e nënës Salë të cilën e kanë bërë publik vetë familja Kelmendi.
Njoftimi i plotë:
Salë Kelmendi, 1939-2022
Të dashur familjarë, miqë, shokë dhe dashamirë, u njoftojmë lajmin mortor, se në orët e mëngjesit të sotëm ndërroi jetë nanëmadhja Salë Kelmendi, nëna e Dëshmorit të Kombit Aziz Kelmendi.
Varrimi i të ndjerës bëhet të dielen, më 03 korrik 2022, në varrezat e lagjës “Arbana” në Prizren, në ora 17:00
E pamja zgjatë tre ditë, nga 04-06 korrik 2022, në shtëpinë e familjes Kelmendi në Arbanë.
E pikëlluar familja Kelmendi.