Vdes nëna e Bedri Hamzës

08 mars 2022 | 21:25

Sot ka vdekur nëna e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Hamza, përmes një reagimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

”Lamtumirë NANË!

Sot kur ti mbylle sytë, për ta nisur rrugën e amshimit, more me vete edhe një pjesë timen. Ndjenjën e ngrohtësisë dhe dashurisë, që vetëm shpirti yt i bardhë diti ta japë me aq urtësi e mirësi.

Lamtumirë, kujtimi më i bukur i imi!

Familjarë dhe miq, varrimi i Nënës do të bëhet nesër (e mërkurë) më 9 mars 2022, në varrezat e fshatit Klinë e Epërme, Komuna e Skenderajt, në orën 15:30”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në minutën e 12-të, Robert Lewandowski e ka kaluar Bayern…