Vdes nëna e deputetit Bekë Berisha
12 nëntor 2024
| 22:01
Ka ndërruar jetë, Gjylie Veseli Berisha, nëna e deputetit të AAK-së Bekë Berisha.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti, përmes një njoftimi në “Facebook”
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sonte është ndarë nga jeta nëna jonë e dashur, Gjylie Veseli Berisha. Varrimi do të bëhet nesër 13,11,2024 në ora 14:00 në fshatin Saradran në varrezat e familjes Berisha, Komuna e Istogut. Për orarin e pritjes së ngushëllimeve do t’ju informojmë në vijim. Me respekt, Familja Berisha dhe Veseli”.