Vdes nëna e heroit Fatmir Nimanaj, nëna Nushë

04 shkurt 2024 | 11:40

Ka ndërruar jetë nëna e heroit Fatmir Nimanaj, nëna Nushë. Lajmin e ka bërë ne dije, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“I prekur nga lajmi për kalimin në amshim të nënës Nushë, nënës së Heroit, Fatmir Nimanaj, luftëtarit të ditëve të para të UÇK-së. Një nënë fisnike e bujare që lindi e rriti një trim dhe luftëtar të paepur të lirisë si Fatmiri, e meriton respektin tonë të përjetshëm. Ngushëllime të sinqerta familjes Nimanaj dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër nënën Nushë. Pushoftë e qetë në tokën e Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria dhe Italia do të finalizojnë të martën marrëveshjen për…