![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/11/3762BFEE-9BE8-484F-9AA1-7FA9B6B99BBD.jpeg)
Vdes nëna e Naser Rafunës
10 nëntor 2022
| 10:30
Aktori i njohur kosovar, Naser Rafuna ka njoftuar se nëna e tij ka vdekur sot.
Lajmin aktori e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Nana ime sapo ia dorëzoj shpirtin e saj Krijuesit të Gjithësisë”, ka shkruar aktori.
Ndryshe, aktori shtoi në njoftim se datën e varrimit do ta bëjë të ditur me kohë.
“Kohën e saktë të varrimit, ju infomoj me kohë”, ka shkruar ai.