Vdes nënkryetari i nëndegës së PDK-së në Firenze të Italisë, Burim Gashi
Nënkryetari i nëndegës së PDK- së, për Firenze në Itali, Burim Gashi ka ndërruar jetë në repartin e Intenzives në QKUK të Prishtinës.
I ndjeri kishte ardhë në Kosovë për festat e fundvitit por iu kishte komplikuar gjendja shëndetësore. I ndjeri është nga Zajmi i Klinës, e që kishte migruar në Itali shumë vite më parë.
Kështu ka bërë të ditur bashkëveprimtari i tij, kryetari i Degës së PDK-së në Itali, Patriot Krasniqi.
Njoftimi i plotë i Krasniqit:
Në Prishtinë, në QKUK, në Repartin e Intenzives Qendrore sot, ka ndrue jetë nënkryetari i Nëndegës së PDK- së, për Firenze të Degës në Itali, Burim Gashi.
Burimi, në vendlindje ishte për festat e fundvitit dhe pas një smundje u shtrua për shërim së pari në Klinikën Infektive të QKUK – së, e më pas në Repartin e Intenzives Qendrore.
Burimi, ishte një djal i qetë dhe shembull per shoqërin tonë, do të kujtojmë me mall Burim.
Ngushëllime familjes atdhetare Gashi, bashkëshortes, vajzës e dy djemve të Burimit.