Vdes nga Covid-19 ish-kryenegociatori palestinez

10 nëntor 2020 | 12:33

Një nga figurat kryesore palestineze, Saeb Erekat, ka vdekur nga koronavirusi.

Ai ka vdekur në qendrën mjekësore “Hadassah” në Jerusalem.

Erekat ishte sekretar i përgjithshëm i Organizatës Palestineze për Çlirim dhe këshilltar i presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, shkruan BBC.

Autoritetet i shpallën tri ditë zie për burrin që i udhëhoqi bisedimet e paqes me Izraelin për dy dekada e gjysmë.

Ai dha ndihmë gjatë negociatave për Akordin e Oslos më 1993, me të cilin u krijua Autoriteti Palestinez dhe i cili u dha palestinezëve vetëqeverisje të kufizuar në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës për herë të parë që nga okupimi izraeli më 1967.

Më 8 tetor, Erekat ka njoftuar se ka dalë pozitiv në testin për koronavirus, por gjendja e tij më vonë u përkeqësua dhe ai u dërgua në një spital izraelit 11 ditë më pas.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në aktakuzën e bërë publike nga Gjykata Speciale, përmes së…