![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/05/behram-rrahmani.jpg)
Vdes nga Covid-19 ish-ushtari i UÇK-së
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar se ka ndrruar jetë ish-ushtari i UÇK-së, Behram Rrahmani.
Behrami ka qenë ish pjesëtar i Batalionit të Parë të Brigadës 142 të ZOSH-it.
“Na paska lënë shoku i dashur Behram Rrahmani, Kujtimi i paharruar i luftës. Luftën e madhe e fitoi për vete e popullin e vet, por betejën me virusin tinëzar SARS-CoV-2 e paska humbur. Ishte ndër pishtarët e organizimit të UÇK-së në Çiqavicë, ashtu siç ishte shtëpia dhe familja e tij bazë e rëndësishme e UÇK-së në Kollë të Artakollit. Përjetë do të mbetet në kujtimet e mija, Kujtimi, ky shok i dashur, që ishte bashkëluftëtar shembull e njeri i jashtëzakonshëm. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe bashëluftëtarët e Batalionit të Parë të Brigadës 142 të ZOSH-it. U prehtë në paqe në tokën e Kosovës nënë”, ka thënë ai.