Vdes nga Covid-19 Milaim Berisha, ish-drejtor i shkollës “Hasan Prishtina”

13 nëntor 2020 | 22:55

Ish-drejtori i shkollës fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë ka ndërruar jetë pas infektimit me Covid-19.

“Të nderuar nxënës, mësimdhënës dhe prindër të shkollës fillore “Hasan Prishtina”, në Prishtinë. Ju njoftojmë se si pasojë e virusit corona para disa orësh u nda nga jeta ish-drejtori shumëvjeçar i shkollës sonë prof. Milaim Berisha”, ka njoftuar shkolla fillore “Hasan Prishtina”.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM

Të nderuar nxënës, mësimdhënës dhe prindër të shkollës fillore “Hasan Prishtina”, në Prishtinë.

Ju njoftojmë se si pasojë e virusit corona para disa orësh u nda nga jeta ish-drejtori shumëvjeçar i shkollës sonë prof.Milaim Berisha.

Milaim (Fazli) Berisha lindi më 15. 04. 1960 në

Kamenicë. Shkollimin fillor e kreu në SHF “16 Nëntori” në Kamenicë, ndërsa shkollimin e mesëm e përfundoi në Gjimnazin Shoqëror “9 Maji” gjithashtu në Kamenicë.

Studimet e larta i përfundoi në Fakultetin Filozofik në Prishtinë në Degën e Filozofisë -Sociologjisë.

Punën në procesin edukativo-arsimor e filloi në vitin 1991. Nga viti 1992 deri më 1999 punoi në SHF “Shkëndija”në Hajvali dhe “Ditët e Minatorit” në Kishnicë si mësimdhënës i Edukatës fizike. Nga viti 1999 deri në vitin 2000 punoi në Gjimnazin ‘Xhevdet Doda” si mësimdhënës i filozofisë dhe logjikës. Ndërsa, nga tetori i vitit 2017 punoi në SHF&SHMU “Hasan Prishtina” si mësimdhënës i Edukatës qytetare.

Gjatë punës më se 30- vjeçare në procesin edukativ-arsimor, për disa mandate ka ushtruar detyrën e drejorit të shkollës.

Nga dhjetori i vitit 2000 – 04.05.2009 ka qenë drejtor në SHF&SHMU “Shkëndija”në Hajvali, ndërsa nga 04.05.2009 deri

më 07.09.2017 ka kryer deryrën e drejtorit në SHF&SHMU “Hasan Prishtina”në Prishtinë.

Gjatë kësaj periudhe është nderuar me shumë mirënjohje për punë të suksesshme në sferën e udhëheqjes arsimore.

Respekt për punën dhe kontributin shumëvjeçar të ish drejtorit Milaim Berisha ndaj shkollës sonë.

Drejtoria e shkollës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar Qendrën Klinike dhe…