
Vdes nga Covid-19 një qytetare nga Drenasi
17 korrik 2020
| 12:43
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se një qytetare e kësaj komune e infektuar me Covid-19 ka vdekur.
Njoftimi i plotë i tij në “Facebook”:
Të dashur qytetarë,
Sot, me dhimbje pranuam njoftimin nga ShSKUK, se nga komuna jonë, ka vdekur një qytetare e infektuar me covid-19.
Familjes Rrukiqi dhe miqve të saj i shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Ky është rasti i dytë i vdekjes së të infektuarve në komunën tonë dhe shpresojmë që të jenë të fundit në këtë betejë me virusin.
Ju lutëm të respektoni masat e nivelit qendror dhe rekomandimet e IKSHP-së.
Mbroni shëndetin tuaj, të familjes dhe shëndetin publik.