Steven Dicka ishte mjaft i pëlqyer në qarqet diplomatike e përshkruhej si një njeri miqësor, i shoqërueshëm dhe entuziast për punën e tij. Kohët e fundit, zëvëndesambasadori ishte kthyer në Budapest nga pushimet në Meksikë.
Nga fillimi i javës së kaluar, ai rrëfeu përmes një mesazhi në WhatsApp se ishte prekur nga koronavirusi dhe ishte në izolim, por po ndihej mire, përveçse ishte i mërzitur.
Burime lokale thanë se 37-vjeçari ishte trajtuar këto ditët e fundit në një spital të kryeqytetit hungarez, ku gjendja e tij u përkeqësua me shpejtësi. Nuk ështe e qartë për momentin nëse diplomati i lartë kishte vuajtur nga ndonjë probleme tjetër shëndetësor.