Vdes nga Covidi zyrtari i Komunës së Gjakovës
17 janar 2021
| 13:20
Rifat Vula është ndarë nga jeta si pasojë e koronavirusit, ka njoftuar Kuvendi Komunal i Gjakovës.
“Me keqardhje kemi pranuar lajmin për ndarjen nga jeta si pasojë e COVID-19 të kolegut të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Rifat Vula. Rifati ishte punëtori i dalluar i Palestrës së Sporteve ‘Shani Nushi’ në të cilën punoi për 50-të vite. Ai ishte i njohur për të gjithë si njeri punëtorë e sportdashës. Ngushëllime të gjithë familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve”, ka njoftuar Kuvendi Komunal i Gjakovës.