Vdes nga kanceri politikania socialiste greke
26 tetor 2021
| 11:21
Fofi Gennimata, kryetare e partisë socialiste greke në opozitë, “Lëvizja për Ndryshim”, ka vdekur të hënën pas një beteje të gjatë me kancerin.
Për vdekjen e politikanes, e cila muajin e ardhshëm do t’i mbushte 57 vjet, ka njoftuar spitali “Evangelismos”, ku e ndjera ishte duke marrë trajtim nga 12 tetori, shkruan “Reuters”.
Kryeministri Kryiakos Mitsotakis, ka thënë se është i tmerruar nga lajmi për vdekjen e Gennimatas dhe e mërkura është shpallur ditë zie, ka njoftuar zyra e tij. Ajo do të varroset të mërkurën.
Gennimata fillimisht ishte diagnostikuar me kancer në vitin 2008. Shumë politikanë vendës kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e koleges së tyre, e cila ka bërë paraqitje në publik deri pak para se të shkonte në spital.