Vdes nga koronavirusi ish-presidenti i Indisë
31 gusht 2020
| 15:34
Ish-presidenti i Indisë, Pranab Mukherjee, ka vdekur 21 ditë pasi kishte konfirmuar se është infektuar me koronavirus.
Ish-politikani 84-vjeçar ishte duke qëndruar në spital për një operacion në tru, kur gjithashtu është diagnostikuar me Covid-19, shkruan “BBC”.
Para se të shërbente si president nga viti 2012 deri në vitin 2017, Mukherjee kishte mbajtur edhe disa pozita tjera të rëndësishme gjatë karrierës politike 51-vjeçare.
Ai më parë ka shërbyer edhe si ministër i Financave, ministër i Jashtëm dhe ministër i Mbrojtjes.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë me dije i biri i vet përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.
Mukerjee më parë ka qenë anëtar në bordet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.