Vdes nga koronavirusi ish-trajneri i Shqipërisë
13 dhjetor 2020
| 22:06
Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare ish-trajneri i Shqipërisë, Oto Bariç.
Ish-tekniku veteran i futbollit kroat dhe europian vdiq prej Koronavirusit në një klinikë të Dubvravës.
Ai e mbylli karrierën si trajner në vitet 2006-2007 me Shqipërinë.
Bariç pati një karrierë të pasur në 43 vite duke stërvitur ekipe në Kroaci si: Dinamo Zagrebin, Lokomotivën; në Austri stërviti LASK-un, Rapid Vjenën, Sturm Grazin. Bariç stërviti dhe kombëtare Austrinë, Kroacinë dhe karrierën e mbylli me Shqipërinë.
Bariç drejtoi Kroacinë në EURO 2004. Ai pasoi gjermanin Hans Peter Brigel te Shqipëria dhe drejtoi ekipin kuqezi në eliminatoret e EURO 2008.