Vdes nga koronavirusi një person në veri të Kosovës

03 maj 2020 | 15:50

Në veri të Kosovës, një person ka vdekur si pasojë e Covid-19, ndërsa tre të tjerë janë infektuar brenda 24 orëve të fundit.

Viktima është nga Mitrovica e veriut, ndërsa tre të infektuarit janë nga Leposaviqi, ka njoftuar Shtabi për situata emergjente në veri të Mitrovicës.

Po ashtu pesë pacientë janë shërua,  katër nga Mitrovica dhe një nga Zubin Potok, ka shkruar “Radio Kontalt Plus”.

Deri më tani, gjithsej 108 persona janë të infektuar me koronavirus, në komunat me shumicë serbe, nëntë kanë vdekur dhe 72 pacientë janë shëruar.

Numri më i madhe i të infektuarve është në veri të Mitrovicës, ku janë regjistruar 42 pacient prej të cilëve 3 kanë vdekur dhe 30 janë shëruar, në Zveçan 25 të infektuar, një i vdekur, 19  të shëruar, në Zubin Potok 21 të prekur, një i vdekur dhe 15 t shëruar, si dhe në Leposaviq 20 të prekur, katër prej tyre kanë vdekur dhe 3 janë shëruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maqedonia e Veriut të dielën ka regjistruar vetëm 5 persona…