Vdes nga koronavirusi zyrtari i lartë iranian

16 mars 2020 | 14:29

Anëtari i Asamblesë së Ekspertëve të Iranit, Ayatollah Seyyed Hashem Bat’haee Golpaygani, ka humbur jetën pasi ishte infektuar me koroanvirus.

78 vjeçari Bat’haee ka vdekur në spital, shkruan agjencia e lajmeve “Tasnim”.

Bat’haee ishte njëri nga shumë zyrtarët iranianë të cilët u infektuan me koronavirus, përfshirë zv/presidentin, dhjetëra deputetë të Parlamentit dhe zëvendësministrin e Shëndetësisë.

Asambleja e Ekspertëve është një organ që mbikëqyr dhe emëron liderin suprem të Iranit.

Irani është një nga vendet më të goditura nga koronavirusi me 853 viktima dhe 14,991 të infektuar, ndërsa rasti i parë i konfirmuar ishte në provincën Qom më 19 shkurt. /Ora News.tv/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka dalë me…