![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/11/itali.jpg)
Vdes një 24-vjeçar shqiptar në një aksident në Itali
28 nëntor 2021
| 16:49
Një 24-vjeçar shqiptar ka vdekur si pasojë e një aksidenti në Itali.
I riu Florenc Kasa, natën e djeshme ka humbur kontrollin e makinës së tij të tipit “BMW” doli nga rruga një kryqëzim në Ancona duke u përplasur me mbrojtëset anësore.
Sipas raportimeve të mediave në Shqipëri makina u përmbys si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe përplasjes së fortë.
24-vjeçari ndërroi jetë në vend, pasi goditjet ishin fatale.