
Vdes një 26-vjeçare në Meksikë pas sulmit nga peshkaqeni
04 dhjetor 2023
| 16:21
Një nënë 26-vjeçare ka vdekur në Meksikë pasi është kafshuar në këmbë nga një peshkaqen.
Gruaja ishte duke notuar me vajzën e saj pesëvjeçare kur ka ndodhur sulmi.
Ajo mësohet se ka vdekur nga humbja e gjakut nga plaga masive e kafshimit në këmbë. Vajza e saj ishte e padëmtuar, raporton “SkyNews”.
Sulmi ka ndodhur në ujërat e qytetit të plazhit Melaque në shtetin Jalisco në Meksikën perëndimore të shtunën, kanë thënë autoritetet.
Rafael Araiza, kreu i zyrës lokale të mbrojtjes civile, ka thënë se gruaja dhe vajza e saj po notonin drejt një platforme loje lundruese rreth 25 metra nga bregu kur ka ndodhur sulmi.
Është thënë se ajo po përpiqej ta shpëtonte fëmijën e saj kur peshkaqeni e ka kafshuar.