Vdes një 27-vjeçar si pasojë e Covid-19 në Shqipëri

24 korrik 2020 | 11:54

Në Shqipëri, një 27-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë, duke shtuar se i ndjeri ishte asimptomatik.

“Ministria e Shëndetësisë sqaron se referuar shërbimit infektiv, një i ri 27-vjeçar nga Kavaja, ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral. 27-vjeçari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për Covid-19. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes”, ka njoftuar kjo ministri.

Po ashtu, sot një 43-vjeçare ka ndërruar jetën nga koronavirusi. Me këto dy viktima të reja, numri total i vdekjeve ka shkuar në 125.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në syrin e të gjithëve, modelja dhe aktorja Paris Hilton…