Vdes një 35-vjeçare në Suharekë, dyshohet se ra nga ballkoni në lartësi rreth 6 metra – nisin hetimet
Një 35-vjeçare në Suharekë dyshohet se ka rënë nga ballkoni i shtëpisë në lartësi rreth 6 metra dhe pas lëndimeve të marra ka vdekur në Spitalin e Prizrenit.
Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Me datën 01.10.2024 , pak pas orës 11:00 policia ka marr njoftimin se në fshatin Krushic e epërme të Suharekës një femër rreth 35 vjeçarr ( D. K.) në rrethana të pa njohura për momentin ishte rrezuar nga shkallet dhe ishte pa ndjenja. Viktima ështe dërguar emergjencë, në ora 11:50 policia është njoftuar se viktima kishte nderruar jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Njësitet përgjegjëse policore kanë dal në vend ngjarje dhe janë marrur me rastin”, ka deklaruar Bytyqi.
Ai ka bërë me dije se tashmë kanë nisur hetimet lidhur me rastin.
“Në lidhje me këtë rast, në koordinim me prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krimeve të Rënda janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore. Është bërë shiqimi i vendit të ngjarjes dhe dyshohet se viktima ka rënë nga ballkoni i shtëpisë në lartësi rreth 6 metra. Me urdhër të Prokurorit është inicuar rast “Hetim i vdekjes”, trupi i pa jetë i të ndjerës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka deklaruar Bytyqi.