Vdes një 36-vjeçar pasi rrokulliset me traktor në Leposaviq

31 maj 2024 | 10:26

Një person ka vdekur pasi i njëjti është rrokullisur mbrëmë me traktor në komunën e Leposaviqit.

Kështu ka bërë të ditur për teve1.info, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se viktima është i moshës 36-vjeçare.

“Mbrëmë rreth orës 19:30 në Leposaviq ka ndodhur një vetaksident me fatalitet. Një person i nacionalitetit serb është rrokullisur me traktor. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”, ka thënë Elshani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar…