Vdes një 50-vjeçar në Ferizaj, u rrah nga një person në parkingun e një pompe të derivateve

22 shkurt 2021 | 17:03

Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Dy persona janë përleshur mes vete ku si pasojë njëri ka humbur jetën.

“Rreth orës 15:30, policia ka marrë informatën për një rast lëndim i rëndë trupor si pasojë e përleshjes mes dy personave i cili kishte ndodhur në parkingun e një pompe të derivateve në fshatin Bibaj”, ka njoftuar policia.

Motivet që kanë lënë të vdekur 50-vjeçarin ende nuk dihen, teksa i dyshuari gjendet në arrati.

“Për motive ende të panjohura i dyshuari ka goditur me grusht në kokë viktimën (m/Kosovar 50 vjeçar) i cili ka ra me kokë në asfalt dhe nga ana e të dyshuarit është dërguar në ambulancë dhe i njëjti, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur”.

“Viktima,pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar për në QKUK-Prishtinë ku rreth orës 00;45 nga ana e mjekut jemi njoftuar se viktima kishte ndërruar jetë”, ka njoftuar policia.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Hetuesit policorë janë duke punuar intensivisht për arrestimin e personit të dyshuar i cili është i njohur për policinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tenisti serb Novak Djokoviq dhe tenistja australiane Ashleigh Barty vijojnë…