Vdes një 50-vjeçare nga gripi
25 janar 2020
| 17:51
Gripi sezonal i emëruar si grip me influencë “A” ka shënuar përhapje më të madhe gjatë dy muajve të fundit në Kosovë.
Një grua e moshës 50-vjeçare, nga rajoni i Pejës, ka ndërruar jetë të enjtën, duke shënuar kështu viktimën e dytë si pasojë e këtij gripi, ka bërë me dije për “Radion Evropa e Lirë”, infektologu Valbon Krasniqi.
Krasniqi ka theksuar se të dy pacientët kanë vuajtur nga sëmundje respiratore kronike.
“Aktualisht në klinikë janë duke u trajtuar tre pacientë të konfirmuar me grip, dy në gjendje të rëndë janë të intubuar apo të lidhur me aparate respiratore dhe janë në mbikëqyrje mjekësore”, ka deklaruar ai.