Vdes një 54-vjeçar në Pejë, e zë ashensori

04 tetor 2022 | 20:36

Një person ka vdekur në Pejë, pasi e ka zënë ashensori.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova theksoi se në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, që e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Sot, rreth orës 15:00, policia është informuar se në rrugën ‘Ali pashë Tepelena’ në Pejë, ka ndodhur një incident në ashensorin e një banese kolektive shumëkatëshe. Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 54-vjeçar”.

“Në vendngjarje gjithashtu ka dalë edhe prokurori i shtetit, i cili pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti cilësohet ‘Hetim i vdekjes’”, ka thënë Rugova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mes shumë ndeshjeve të luajtura me Barcelonën, Leo Messi sigurisht…