Vdes një 6-vjeçare nga një aksident në Gjakovë, lëndohen 9 persona të tjerë
Një 6-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në magjistralen Gjakovë-Prishtinë.
Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar kanë mbetur nëntë persona, përderisa fëmija nuk ka arritur që t’i mbijetojë plagëve të marra.
Rasti në fjalë për “Indeksonline”, është konfirmuar nga komandanti i Trafikut Rrugor në Policinë e Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Albin Sahataqija.
“Mund të ju konfirmoj se një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në magjistralen Gjakovë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Rakovinë. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një 6 vjeçare dhe janë 9 persona të lënduar”, ka thënë Sahatqija.
Gjithashtu ai ka bërë të ditur se 6 vjeçarja ishte e ulur në ulësen e pasme të automjetit që ka bërë tejkalim në mënyrë të palejueshme. Duhet përkujtuar që në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një kombi. “Hetuesit si dhe prokuroi tashmë janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin”, ka përfunduar Sahatqija.