
Vdes një 61-vjeçar nga Fushë Kosova i prekur me Covid-19
19 korrik 2020
| 13:51
Sot rreth orës 10:20 ka ndërruar jetë një 61-vjeçar nga Fushë Kosova, i cili ka qenë i infektuar me Covid-19.
Lajmin për “Klan Kosova” e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit.
Kujtojmë se sot gjatë ditës në spitalin e Pejës ka ndërruar jetë edhe një burrë i moshës 67-vjeçare që ka qenë i infektuar me Covid-19.