Vdes një 69-vjeçar në liqenin artificial të Mitrovicës
06 gusht 2018
| 19:38
Një person me inicialet S.J rreth moshës 69 vjeç, ka humbur jetën të hënën rreth orës 14:00 në liqenin artificial të Mitrovicës.
Lajmin e ka bërë me dije për “Klan Kosovën”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, viktima është nxjerrë nga uji prej disa kalimtarëve të rastit të cilët e kanë dërguar në spitalin rajonal të Mitrovicës, ku më vonë është konfirmuar vdekja e tij.
Ndërkaq policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke vazhduar hetimet rreth këtij rasti.