Vdes një burrë në Gjakovë, u aksidentua me traktor

23 gusht 2024 | 10:21

Një burrë ka vdekur në Gjakovë, pas një aksidenti me traktor.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar duke drejtuar traktorin , dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe është larguar nga rruga, dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtë persona, përfshirë katër fëmijë, humbën jetën nga zjarri që…