
Vdes një burrë në Rogovë të Gjakovës, dyshohet se u godit nga rrufeja
06 qershor 2023
| 08:59
Një person dyshohet të ketë vdekur pasi është goditur nga rrufeja në fshatin Rogovë të Gjakovës.
Rasti ka ndodhur të hënën dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Fsh. Rogovë, Gjakovë 05.06.2023 – 21:25. Raportohet se në një fushë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Dyshohet se viktima ka vdekur si pasojë e goditjes nga rrufeja. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftim.